ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  CalendarCalendar  RegjistrohuRegjistrohu  KėrkoKėrko  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  TV JEHONA  

Share | 
 

 Bashkimi Dance

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Shkelqyeshem
Shkelqyeshem
avatar

Male
Numri i postimeve : 17
Vendbanimi : fsh. Babaj Bokes/Gjakove/Kosove
Registration date : 14/03/2007

MesazhTitulli: Bashkimi Dance   Thu Aug 09, 2007 5:45 pm



Grupi i valleve “Bashkimi”, i vendosur ne Boston, eshte krijuar ne vitin 1996. Pas vendosjes se tij ne Boston nga Tirana, Bashkim Braho, i cili eshte koreografi i grupit, krijoi nje grup vallesh duke organizuar te rinj shqiptare nga komuniteti i Bostonit. Fale punes, perkushtimit te tij, dhe vullnetit te valletareve, vitet e fundit grupi ka marre formen e nje trupe te vertete kercimi. Grupi zhvillon prova ēdo jave dhe ne kete menyre ata jane ne gjendje qe t’a zgjerojne repertorin e tyre te valleve. Keto valle i perkasin krahinave te ndryshme nga Kosova ne Cameri.

Pervec valletareve qe vijne nga te gjitha trevat shqipetare, ky grup ka patur ne mesin e tij anetare te komunitetit shqipetaro-amerikan dhe gjithashtu vendas te cilet kane qene te interesuar ne kulturen shqipetare. Ne kete aspekt grupi ka qene dhe eshte treguar shume mikprites drejt te interesuarve.

Perqindja me e madhe e ketij grupi perbehet nga studente te cilet vazhdojne ose kane mbaruar studimet ne universitet e Bostonit. Edhe pse shpeshhere jane te mbingarkuar me studimet akademike, ata jane te zellshem dhe vazhdojne aktivitetin e tyre si pjestare te ketij grupi.

Fale ketij angazhimi, grupi ka patur mundesi te marre pjese ne shume shfaqje ne Massachusetts dhe New York. Disa nga keto jane:

* Festimet e pervitshme te Festes se Flamurit ne Boston.
* Festivali i pervitshem Shqiptar ne Bronx, New York.
* Festivali i pervietshem Ballkanik ne Concord, MA.
* Festivali Folklorik i “New Enlgand” ne Natick, MA.
* Tornament i Basketballit i organizuar nga shoqata AANO( Organizata Kombetare Shqiptaro-Amerikane) ne Waltham MA.
* Ne mbremjen e organizuar nga shoqata “Motrat Qirjaz” ne New York.
* Festivali Nderkombetar i Bostonit i cili organizohet cdo vit ne Bayside Expo Center.

Shfaqjet e permendura me siper, jane vetem disa nga shfaqjet ku grupi ka marre pjese kohet e fundit. Vallet e kercyera nga grupi “Bashkimi” perfshijne valle te cilat perfaqesojne treva te ndryshme shqipetare. Kohet e fundit grupi mori pjese ne Festivalin e XVI-te Shqiptar, 2005 ne Bronx, New York ku korri nje sukses te jashtezakonshem perpara nje publiku prej me teper se 1500 spektatoresh edhe u nderua me nje nga cmimet me te larta te festivalit.

Arritjet e mesiperme kane qene te mundeshme fale punes se madhe, pasionit dhe perkushtimit te koreografit te grupit, Bashkim Braho. Keto arritje dhe suksese i shtohen listes se gjate qe ai ka nga aktiviteti i tij ne Shqiperi. Per te lexuar me shume rreth Bashkim Brahos dhe sukseset e tij vizitoni faqen koreografi.

Grupi Bashkimi eshte i disponueshem per cdo eveniment Shqiptar, si brenda ashtu dhe jashte Amerikes. Gjithashtu grupi Bashkimi ka patur kenaqesine e pjesmarrjes ne dasma dhe festa te tjera familjare. Neqoftese jeni te interesuar na kontaktoni.

Nga faqja e grupit: www.bashkimidance.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://rinia-babajbokes.go-forum.net
 
Bashkimi Dance
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: TEMA TE NDRYSHME :: Diaspora-
Kėrce tek: